“Mos gënje kryetar”, Çeku i reagon Përparim Ramës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Janar, 2025

Komente


“Mos gënje kryetar”, Çeku i reagon Përparim Ramës

Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku i ka reaguar kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, lidhur me deklaratat e tij për palestrën multisportive dhe zonën ekonomike.

Çeku i ka thënë Ramës se me gënjeshtra nuk ecet përpara.

“Të lutem, Kryetar, mos gënje! Lokacioni i dakorduar nga ju dhe Federata e Basketbollit për realizimin e Palestrës Multisportive gjendet në Hajvali, pranë Qendrës Nacionale të Futbollit dhe nuk ka të bëj fare me lokacionin ku dëshironi ta realizoni projektin e kampusit sportiv në Bernicë, përkatësisht Fshatin Olimpik. Gjatë tërë vitit 2024 Komuna e Prishtinës nuk ndërmori asnjë hap për ta konkretizuar zotimin tuaj dhe plotësuar kërkesën e FBK-së. Me gënjeshtra nuk ecet përpara. Nëse jeni serioz, dërgojeni vendimin në Kuvendin e Komunës për lokacionin që jeni dakorduar me FBK-në duke mundësuar kështu realizimin e plotë të projektit nga MKRS. PS. Nga grupi i VV më thanë që do të votojnë PËR. Dërgoje”, thuhet në reagimin e ministrit Çeku.!


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj